Fitorja na shërben shumë edhe për derbin

1


Pas fitores bindëse në shtëpi ndaj Teutës, trajneri i Tiranës Orges Shehi është shprehur i lumtur për paraqitjen e ekipit të tij. Pas sfidës, tekniku bardheblu foli për emisionin “TI BO GOL” ku analizoi edhe takimin.

“Unë mendoj se na kënaq fitorja edhe për pozitat ku ishim, pasi dy ndeshjet e fundit kemi marrë minimumin e pikëve. Sot e kishim domosdoshmëri fitoren dhe kur fiton me gola dhe me lojë të bukur është akoma dhe më mirë.”

STARTI I KEQ- “Luanim me topa të gabuar dhe nuk dilnim në diagonale. Por ashtu siç ishim jo mirë filluam të dilnim përpara portës. Më pas goli na çliroi. I thashë dhe skuadrës që tranzicioni ishte shumë i mirë dhe duhet të luanim shpejt për të kapur në befasi kundërshtarin.” PUSHIMI

PËRPARA DERBIT- “Kalendari dihet se kur janë ndeshjet. Ne na bënë mirë fitorja edhe në aspektin psikologjik, sepse kur nuk merr pikët që ti ke besim, ekipi shkon në krizë besimi. Kjo fitore na duhej shumë. Pas dy javësh që kemi derbin do të kemi kohë ta përgatisim mirë, por deri atëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.”

PIKA E FORTË- “Tranzicionin edhe vjet e kishim armën tonë më të fortë. Duke marrë parasysh edhe Taulantin që ishte shumë efikas. Edhe këtë sezon e praktikojmë, por me lojtarët që kemi nuk bie shumë në sy. Pas shënimit të golit ne ndryshuam dhe modul, kaluam në 4-3-3 dhe luajtëm ndryshe. Goli na bëri që manovra të ishte më e lirshme, lojtarët kishin lirshmëri dhe më bëhet qejfi edhe për tre golat e Xhixhës.”

KUNDËRSHTARI- “Nuk mendoj se ka kundërshtarë të lehtë në superiore. Pavarësisht pozicionit që ka Teuta, është një skuadër që mund të krijojë probleme.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga