Enis Çokaj shkon të Panathinaikos

1


19:20 16/09/2022

Mesfushori shqiptar firmos për 4 sezone

Enis Çokaj do të vijojë karrierën në Greqi. Mesfushori i Kombëtares firmosi për 4 vite me Panathinaikos. Rreth 1 milion Euro u shpenzuan për të marrë Çokajn.

Një hap i rëndësishëm për 23-vjeçarin i cili u largua nga Lokomotiva Zagreb ku ishte pjesë e ekipit të parë prej 2019. Me skuadrën kroate, Çokaj luajti më shumë se 100 ndeshje.

Panathinaikos kërkon titullin kampion që mungon prej sezonit 2009-2010 dhe Enis Çokaj shikohet si përforcim me vlerë.

Ekipi nga Athina pas 4 javëve të para ka vetëm fitore dhe kryeson renditjen me 12 pikë. Te Panathinaikos është edhe një tjetër shqiptar, 18-vjeçari Leandro Frroku.

Tv Klan





Huazuar nga