Do të godasë fort portofolin e klubit, zbulohet se sa do të humbasë Juve nëse nuk kualifikohet në play-off të Champions

1


schedule22:02 – 16 Shtator, 2022

Humbja ndaj Benfikës ishte e dyta radhazi për Juventusin në shortin aktual të Champions League. Skuadra nuk ka pasur kurrë një fillim kaq të keq në histori.

Përveç aspektit sportiv, dështimi në Champions League mund t’i kushtojë shtrenjtë një klubi financiarisht. Deri më sot, Juventusi ka fituar tashmë rreth 53 milionë euro: 15.64 milionë për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 33 milionë për vlerësimin historik, 2 milionë për marketing dhe 2.73 të tjera për pjesën e dytë të merkatos, shkruan abcnews.al.

Por tashmë sot bardhezinjtë kanë humbur 2.8 milionë euro, të cilat UEFA i garanton për çdo fitore, në shumën 5.6 milionë për dy fitore të mundshme. Nëse klubi nuk arrin në play-off, nuk do të fitojë 9.56 milionë euro.

Kështu, klubi mund të marrë (ose të humbasë) 10.6 milionë euro për arritjen në çerekfinale, 12.5 milionë euro për gjysmëfinalet dhe 15.2 milionë euro për finalen. Në total afro 50 milionë euro. /abcnews.al/






Huazuar nga