Deri në momentin e golit po luanim mirë, por më pas…

1


Teuta ka humbur në sfidën e sotme përballë Tiranës me rezultatin 3-0. Pas kësaj sfide dha komentin e tij mbi ndeshjen edhe trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi që analizoi se çfarë shkoi keq në këtë takim.

“Mendoj se e nisëm lojën mirë. Ishim përgatitur duke njohur cilësitë që ka tirana. U munduam të bllokonim pikat e forta. Patëm dy momente shumë të mira, që të paktën një mund ta shënonim.

Më pas një moment jo i mirë te goli i pësuar dhe ne nuk ishim më skuadra që ishim në minutat e para. Te goli i dytë më pas ekipi u shthur. U bëmë një skuadër e gjatë, që nuk kishte besimin te vetja për të bërë minimumin e gjërave që duhen bërë.”

GABIMET- “Pavarësisht se gabuam në mbrojtje, ne gabuam në fazën mbrojtëse në tërësi si skuadër. Ajo që më vjen keq është se nqs shënon situata kthehet në favorin tënd. Kemi disa probleme me dëmtimet që kemi, por për fat të mirë kemi dy javë pauzë me rikthimin e kombëtareve dhe jam i bindur që nuk do të jetë më kjo Teutë”.

ÇFARË SHKOI KEQ? – “Po ripërsëris që deri te goli i bëmë detyrat mirë. Gabuam te goli i parë mund të bënim faull te Xhixha më parë. Më pas gabuam në çdo gjë. Në fazën mbrojtëse dhe kudo. Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin situatën në dorë edhe kur ka momente të dobëta.

Ne po vazhdonte që të na binte besimi, por edhe me lojtarët që kishim në stol u përpoqëm të bënim maksimumin. Kur të vijnë qendërmbrojtësat, kushdo do të shkojë në pozicionin e vetë dhe do të ketë më shumë popullim në reparte.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






Huazuar nga