Deri më 30 shtator e hapur mundësia që ndërmarrjet të aplikojnë për projektin ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

1


Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbi do të mund të aplikojnë deri më 30 shtator në projektin “Ndërmarrjet sociale për zhvillim ekonomik dhe përfshirje sociale”, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje për pjesëmarrje në “Akademinë për Ekonomi Sociale” për ndërmarrjet sociale ekzistuese dhe të ardhshme që operojnë në rajonet e Shkupit dhe rajonin Veri-Lindor të Maqedonisë së Veriut dhe në zonat Pçinjska dhe Jabllanicë në Serbi”, raportoi ARNO, e cila e zbaton  programin bashk me “Trag Foundation dhe “Optimist”.

Përmes këtij programi planifikohet mbështetje për ndërmarrjet sociale përmes trajnimeve, mentorimit, mbështetjes financiare dhe rrjetëzimit, duke hapur njëkohësisht mundësi për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve.

“Ndërmarrjet sociale të përzgjedhura do të marrin pjesë në 3 module, do të kenë mbështetje mentorimi, mbështetje financiare nga 2000 deri në 5000 euro (në pajisje apo shërbime) dhe do të kenë mundësi të jenë pjesë e eventeve për promovim dhe rrjetëzim (panaire, konferenca, etj.)”, raportoi ARNO, duke theksuar që do të përzgjedhen 2 ndërmarrje sociale.





Huazuar nga