Botërori i mundjes, Abakarov çon Shqipërinë në gjysmëfinalen e peshës 57 kilogramë

2


18:40 16/09/2022

Zelimkhan Abakarov siguroi gjysmëfinalet e Botërorit të mundjes që po zhvillohet në Beograd.

Mundësi i Shqipërisë eliminoi 3 kundërshtarë për të shkuar deri në këtë pikë. Abakarov zotëroi sfidat në peshën deri 57 kilogramë në stilin e lirë.

Sfida që vlen për një vend në finale do të zhvillohet sot pasdite dhe pengesa do të jetë serbi  Stevan Miçiç. Shqipëria përfaqësohet në këtë Botëror edhe nga Islam Dudaev në peshën deri 61 kilogramë po në stilin e lirë.

Tv Klan





Huazuar nga