Berat/ Sekuestrohen 95 aparate celulare të kontrabanduara, procedohen në gjendje të lirë tre persona

1


95 aparate celulare të kontrabanduara, me vlerë rreth 3.700.000 lekë të rinj, janë sekuestruar në Berat.

Në kuadër të operacionit policor “Phones”, u proceduan në gjendje të lirë tre persona, pasi kapën duke tregtuar telefonat:

– M. Sh. 31 vjeç, banues në Kuçovë, administrator subjekti;

-N. H. 24 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti;

-A. B. 33 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 3 dyqanet që këta shtetas menaxhonin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale telefonat që nuk dispononin faturat tatimore përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.


Top Channel





Huazuar nga