Aksident në Kukës/ Makina përplaset me motomjetin, në spital 18-vjeçari

1


Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës , në vendin e quajtur mbikalimi i Gostilit, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar shtetasi me inicialet B.P 18-vjeç, i cili po drejtonte motomjetin dhe është transportuar për në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.09.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. D.,  me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Top Channel





Huazuar nga