E thamë se duam një president normal, kaq pak kërkojmë

4


E thamë se duam një president normal, kaq pak kërkojmë

Pirro Naçi

E thamë, të jetë…normal! Por jo dhe kaq shumë, se njeriu ka nevojë edhe për rrezet e diellit edhe për kripën e detit… Në përgjithësi i ka munguar gjithë klasës politike shqiptare të paktën në këtë sezon turistik. Se si do ta nxjerin këtë dimër një zot e di. Nuk i pamë në asnjë plazh, dhe në asnjë nga problemet që solli në dritë sezoni dhe ecuria e turizmit. Nuk e di, në se bënë pushime dhe ku i bënë ato. Kjo, pak rëndësi ka. Ajo që ka më shumë rëndësi është se aty ku ishte i gjithë populli mungonin politikanët. Këtu nuk do të veçoja edhe presidentin e Republikës. Dy herë e pamë gjithë gjithë këtë sezon. Një herë tek betimi dhe herën tjetër në vizitën e Kosovës. Kaq…?

E gjithë Kosova dhe e gjithë Shqipëria ishin ulur ‘’këmbëkryq’’ që nga Velipoja e deri në Ksamil. Ishte një sezon i vështirë me shumë probleme, por edhe me shumë arritje. Ndodhën ngjarje që lënduan popullin…E tonditën turizmin, dhe më e keqja, nga njerëzit që i shërbenin shtetit! Vetëm kjo duhet të ishte një kambanë edhe për Presidentin. Turizmi dhe problemet e tij nuk janë të Ministrisë apo të qeverisë, të bashkive apo të sipërmarësve turistik. Turizmi dhe ndihma ekonomike që ajo sjell për vendit, janë mbi të gjitha këto. Është dega që duhet të bashkojë të gjitha forcat politike, dhe këtë mund ta bënjë edhe Presidenti, për të mirën e ekonomisë dhe të qytetarëve të saj. Të jesh sot një President ‘’normal’’, të paktën që mund të bëshë në këtë sezon turistik është të lëshë presidencën dhe Tiranën dhe të shikosh nga afër problemet e turizmit me të mirat dhe të metat, aty ku janë dhe ku lindin ato. Mënyrat dhe format janë nga më të ndryshmet, nuk ka receta. Nuk mjafton vetëm të heqësh kostumin protokollar dhe të vendosësh ‘’kostumin’’ e plazhit…brenda ‘’oazit’’ të vilave qeveritare…

Në të gjitha Bashkitë bregdetare kishte mjaft veprimtari të pasura që i shërbenin turizmit. Pjesmarja dhe mesazhi i politikës dhe i shtetit në to ishte i cunguar. Nuk kemi kohë as për të pritur dhe as kohë për të humbur me turizmin. ‘’Politika ,- shkruante Churchilli, është aftësia për të paraqitur sot atë që do të ndodhë nesër dhe për të shpjeguar nesër pse nuk ndodhi’’.

Me fjalë të tjera, ajo që ne të gjithë përjetuam këtë verë nuk ra nga qielli. Është rezultat i zgjedhjeve tona politike. Roli i Presidentit të Republikës nuk duhet të konsiderohet dekorativ. Përtej ushtrimit të kompetencave të tij individuale, ai shpreh unitetin dhe vazhdimësinë. Presidenti i Republikës, si me fjalën e tij publike, ashtu edhe me prezencën e tij të përgjithshme, luan një rol themelor unifikues. Roli rregullator i Presidentit të Republikës nuk është “statik”. Asgjë nuk mund dhe nuk duhet të konsiderohen ekzagjerim për atë që ndodh në turizëm dhe shërbimet e tij, pasi ato konsiderohen si shtylla kyçe në ekonominë tonë. Asgjë nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u vënë re tani e tutje. Për një gjë kam rezerva dhe mund të bëjë ndoshta gabim. Mund të ishte Presidenti në gjitha këto që përmenda më lart dhe nuk e pamë, e nuk e ‘’njohëm’’, ndoshta ishte edhe ai, si ministrja e Turizmit, ishte i ‘’maskuar’’ për t’i parë më mirë dhe nga afër të gjitha problemet e turizmit.



Huazuar nga