Home Lajme nga Kosova Shefi i EULEX-it dënon sulmin ndaj policëve në Ujman: Do t’i shtojmë...

Shefi i EULEX-it dënon sulmin ndaj policëve në Ujman: Do t’i shtojmë patrullimet në atë zonë

15

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar pasi Policia kufitare është sulmuar me armë zjarri sot në Liqenin e Ujmanit.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se këto sulme përveçse janë të rrezikshme, janë akte kriminale që duhet të ndërpritjen menjëhere.

Ndaj, ka bërë të ditur se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX-i do t’i shtojë patrullimet e saj në zone”, ka shkruar Wigemark.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se sulmi është duke u hetuar.

Ai ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, është qëlluar rreth 10 herë sot, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.

“Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Facebook.

“Fatmirësisht, shpëtuam pa viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë për këtë rast. Sot, në rrugë nuk ka barrikada”, ka shtuar Kurti.

Por, siç ka thënë, bandat kriminale vazhdojnë të barrikadohen kundër institucioneve të Kosovës të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleKush po e sulmon policinë dhe a paraqet kërcënim ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën – flasin analistët dhe ekspertët e sigurisë
Next articleBE 223.7 milionë euro Serbisë për shtatë projekte