Home Sport Qazim Laçi debuton në Ligue 1

Qazim Laçi debuton në Ligue 1

7

11:03 06/08/2022

Mesfushori shqiptar hyn nga stoli në humbjen 2-1 përballë Lyon

Debutim për t’u harruar për Qazim Laçin në Ligue 1 franceze. Mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua nga stoli në minutën e 89-të në humbjen që Ajaksio pësoi 2-1 përballë Lionit.

26-vjeçari hyri shumë vonë në lojë, duke mos arritur që të bëjë diferencën në fushë dhe të shmangë disfatën e ekipit të ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit francez.

Lion tregoi se është i varur nga Aleksandër Lakazete, autor i asistit të Tete dhe golashënuesi që vulosi edhe fitoren e skuadrës në këtë përballje. Francezi shndërroi në gol penalltinë e fituar në minutën e 22-të, për të bërë të pavlefshëm golin e Mangani, që në fund rezultoi thjeshtë për statistikë.

Një fitore që e konfirmon Lionin si pretendente për titullin, ndërkaq, Ajaksio e nis me humbje në elitë, ku mungonte prej 8 vitesh.

Klan News




Huazuar nga

Previous article82 pacientë po trajtohen me COVID-19 në spitalet e vendit
Next articleSanksionohen 183 shoferë në qytetin e Shkupit