HomeLajmeLajme nga MaqedoniaNjë armë zjarri është gjetur në oborrin e gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë

Një armë zjarri është gjetur në oborrin e gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë

Në ambientet e jashtme të Shkollës së Mesme “7 Marsi” në qytetin e Tetovës, është gjetur një armë zjarri.

Rastin  e kanë bërë të ditur nga SPB – Tetovë.

Në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë me datë 05.08.2022 në ora 10:20 nga punonjësi i SH.M. “7 Marsi” Tetovë ka raportuar se gjatë pastrimit në ambientet e oborrit të shkollës është gjetur një pistoletë “Ecol firat magnum” 9 mm me bosh kornizë në armë.

“Kontrolli në ambientet e gjimnazit është kryer nga ekipi i MPB-së së Tetovës, dhe arma është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.

MPB bën me dije se pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.