Home Lajme nga Shqiperia Mbi 26 mijë pushues morën shërbim në qendrat verore

Mbi 26 mijë pushues morën shërbim në qendrat verore

6

18:20 06/08/2022

Manastirliu: Rreth 30% ishin turistë që u paraqitën pranë këtyre qendrave

Mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas në Qendrat Shëndetësore Verore, prej të cilëve rreth 30% janë turistë. Ky ishte bilanci i bërë nga ministrja Ogerta Manastirliu nga qendra në Radhimë.

Për shkak të fluksit në pikat turistike, Manastirliu theksoi se është shtuar vëmendja nga stafi i urgjencave dhe spitaleve për shërbim 24 orësh.

Në 29 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore kryhet edhe vaksinimi anti-covid për të gjithë pushuesit.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleArrestohet për përdhunim pronari shqiptar i kazinosë në Zimbabve
Next articleKapitulli i 29-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Unioni doganor