Home Lajme nga Bota Luftë me raketa mes Gazës dhe Izraelit

Luftë me raketa mes Gazës dhe Izraelit

6

19:18 06/08/2022

 Ministria Palestineze e Shëndetësisë:  12 të vrarë dhe të pakten 84 të plagosur

Avionët izraelitë kanë goditur në Gaza ndërsa palestinezët hodhën raketa në drejtim të Izraelit, pas një operacion nga pala izraelite kundër grupit militant të Xhihadit Islamik. Sulmet e ndërsjellta i japin fund më shumë se një viti qetësi përgjatë kufirit.

Izraeli vrau të premten një nga komandantët e lartë të grupit në një sulm ajror të befasishëm gjatë ditës në një ndërtesë të lartë në qytetin e Gazës, duke shkaktuar kështu hakmarrje nga Xhihadi Islamik.

Pala izraelite bën me dije se ka goditur militantët e  këtij grupi të cilët po përgatiteshin të lëshonin raketa. Dëshmitarët thonë se  bombardime të tjera kishin në shënjestër tre shtëpi, duke rrafshuar të paktën njërën prej tyre ndërsa shpërthimeve tronditën banorët e qytetit të Gazës. Përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit do të varet nga fakti nëse Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Gazën, do të vendosë t’i bashkohet luftimeve.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë sulmet izraelite deri më tani kanë vrarë 12 njerëz duke përfshirë të paktën katër militantë të Xhihadit Islamik dhe një fëmijë dhe kanë plagosur të paktën 84 persona.

Ndërsa ushtria izraelite ka bërë me dije se ka kapur 19 militantë të Xhihadit Islamik gjatë natës. Ndërkohë ky grup nuk ka dhënë detaje të sakta se sa nga anëtarët e tij  janë vrarë ndërsa mundësia për një armëpushim duket e largët.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleKompania që merret me trajtimin e qenve endacak të Tetovës, figuron e paautorizuar nga AUV
Next articleJanjiq: Shkaku i Radoiçiqit, Vuçiq mund të pres sanksione për Serbinë nga SHBA-të