DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Sport

Liverpool e nis me barazim kampionatin

20:00 06/08/2022

Largohet me 1 pikë nga fusha e Fulham

Liverpuli e nisi me barazim sezonin e ri të Premier Ligës. Nënkampionët e Anglisë nuk shkuan më shumë se rezultati 2 – 2 në fushën e Fulhamit. Madje, skuadra e Jurgen Klop madje u gjend dy herë në disavantazh pasi vendasit realizuan të parët.

Golin e dytë për Liverpulin e realizoi blerja e merkatos së verës urugiajani, Nunjez për të cilin të kuqtë paguan 75 milionë euro për ta marrë nga Benfika.

Ndërsa Tohenhami pati një start të mirë të kampionatit. Skuadra e Antionio Kontes fitoi me përmbysje 4 – 1 me Sauthemptonin. 

Kampioni në fuqi Mançester Siti do të luajë të dielën sfidën e parë, duke pritur Brajtonin.  Premierliga nisi të premten me Arsenalin që fitoi 2-0 sfidën me Kristal Palas.

Tv Klan




Huazuar nga

Most Popular

To Top