Home Lajme nga Maqedonia Këshilltari i presidentit ukrainas Zelenski, falenderon Maqedoninë për dhurimin e tankeve

Këshilltari i presidentit ukrainas Zelenski, falenderon Maqedoninë për dhurimin e tankeve

5

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Mihailo Podoljak, falënderoi në llogarinë e tij në Tëitter shtetin e Maqedonisë së Veriut për dhurimin e armëve për Ukrainën.

“Një mik e njeh vetëm në telashe. Nuk ka rëndësi sa i madh është vendi juaj, ajo që ka rëndësi është zemra juaj. Shumë kombe sot do të tregojnë më shumë guxim se gjysma e G20. Ashtu si Maqedonia e Veriut, e cila na dha ndihmë, Këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, thotë ai.

Në një tjetër postim në Twitter, ai falënderoi për tanket dhe avionët që Maqedonia e Veriut dërgoi në Ukrainë në luftën e saj kundër Rusisë fqinje.

Falenderime dhe mirënjohje për donacionin e Maqedonisë së Veriut ka pasur edhe nga figura të tjera politike të Ukrainës.




Huazuar nga

Previous articleLiverpool e nis me barazim kampionatin
Next articleGushti, 15 herë më shumë viktima nga Covid se 1 vit më parë