Home Lajme nga Shqiperia Gushti, 15 herë më shumë viktima nga Covid se 1 vit më...

Gushti, 15 herë më shumë viktima nga Covid se 1 vit më parë

5

20:20 06/08/2022

Shkak rritja e infektimeve nga nënvarianti BA5

Ditët e para të Gushtit kanë sjellë një rritje të numrit të viktimave nga Covid krahasur me të njëjten periudhë të një viti më parë. E nëse në një vit më parë, në fillim të Gushtit është regjistruar vetëm një humbje jete, deri tani brenda një javë kanë humbur jetën 15 persona.

Ndryshe edhe nga java e parë e muajit të kaluar ku janë regjistruar vetem dy humbje jete në Shqipëri. Qarkulllimi i varinatit BA5 edhe në Shqipëri ka sjellë një rritje të numrit të infektimeve dhe një rritje të lehtë të shtrimeve në spital krahasur me muaj më parë.

Sipas mjekëve të shtruarit në spital janë persona të pavaksinuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Për ketë arsye, ekspertët rekomandojnë vijimin e  vaksinimit si për doza të para edhe për ato buster.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleKëshilltari i presidentit ukrainas Zelenski, falenderon Maqedoninë për dhurimin e tankeve
Next articleSpiunazhja e inteligjencës ushtarake ruse ndalohet të hyjë në Kosovë