DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Bota

Europa në mëshirë të thatësirës

Franca në gjendje të jashtëzakonshme, dëme të mëdha bujqësore në Itali

E gjithë Evropa po lufton me të nxehtin dhe thatësirën e madhe. Mungesa e ujit po gjunjëzon bujqësinë dhe po e vendos sektorin e turizmit në vështirësi.

Nga Rumania në Spanjë, gjysma e territorit të kontinentit të vjetër është në rrezik. Në Itali,  ky vit është deri tani viti më i nxehtë që nga shekulli i 19-të dhe  dëmet në bujqësi kanë shkuar në 6 miliardë Euro.

Prodhimi i misrit dhe foragjerit është përgjysmuar, një rënie me 30% për grurin, 15% për frutat dhe 20% për qumështin në stalla.

Megjithëse është shumë herët për të bërë një bilanc, pas disa muajsh shifrat ndoshta do të jenë edhe më të këqija. Ndërsa në Francë përdorimi i ujit është i kufizuar në 93 rajone.  

Situata është e vështirë edhe në gadishulli Iberik, por edhe më në veri: Holanda, Gjermania, Polonia, Hungaria dhe Sllovenia, Kroacia, po përballen me të njëjtat shqetësime.

Në Portugali, energjia hidroelektrike e ruajtur në rezervuarë është gjysma e mesatares së shtatë viteve të mëparshme. E sikur të mos mjaftonte  zjarret që shkatërrojnë mijëra hektarë tokë janë një tjetër problem madhor.

Klan News

The post Europa në mëshirë të thatësirës appeared first on Tv Klan.


Huazuar nga

Most Popular

To Top