
16:45 06/08/2022
Prishi marrëveshjen! Lojtari i Kombëtares U-21, Albion Marku largohet nga Lokomotiva e Zagrebit
Albion Marku nuk është më pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka prishur me konsensus kontratën që skadonte në vitin 2023 me skuadrën kroate, duke dalë si futbollisti i lirë.
21-vjeçari i lindur në Rrëshen nuk ka preferuar që të jetë nën urdhërat e trajnerit Kabraja, për t’i hapur kështu mundësinë vetes për një eksperiencë të re. Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se tashmë Marku është i lirë për të vendosur të ardhmen, me kandidatët që janë të shumtë.
Pas aventurës së mirë te Partizani në sezonin e shkuar interesi për mbrojtësin shqiptar ishte mjaft i madh, me disa skuadra që tentuan shpesh për të blerë kartonin e tij, që sipas transfermarkt vlerësohet me 400 mijë euro.
Lojtari që ka qënë edhe pjesë e kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit ka potencial për të laujtur edhe në repartin e mesfushës, pozicionin që jemi mësuar ta shikojmë shpesh kur aktivizohej me kryeqytetasit. Largimi i Markut ul numrin e futbollistëve shqiptarë në radhët e Lokomotivës, skuadër ku luajnë lojtarë si Çokaj, Mersinaj edhe Tuci.
Klan Neës