DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Sport

Djokoviç ndihmohet nga kongresmenët – Tv Klan

13:45 06/08/2022

I kërkojnë presidentit t’i japë leje për US Open

Novak Djokoviç fitoi muajin e kaluar në Wimbledon duke marrë grand slam e 21 në karrierë, por rrezikon të mos jetë në US Open, pasi rregullat e Covid në Shtetet e Bashkuara nuk e lejojnë.

Ai duhet të jetë i vaksinuar ashtu siç iu kërkua në fillim të vitit në Australi ku mungoi në këtë turne. Por në ndihmë duket se po i vijnë disa anëtarë të Kongresit.

Ata i kanë dërguar një letër presidentit Joe Biden që të lëshojë një leje speciale për tenistin e njohur. Sipas tyre mungesa e kampionëve të tillë ndikon te përfitimet ekonomike dhe politike të këtyre aktiviteteve.

US Open është parashikuar të nisë më 29 Gusht dhe të zgjasë deri më 11 Shtator. Novak Djokoviç e ka fituar 3 herë këtë turne.

Tv Klan




Huazuar nga

Most Popular

To Top