Home Lajme nga Bota Blinken: Kina nuk duhet të mbajë ‘peng’ shqetësimet globale

Blinken: Kina nuk duhet të mbajë ‘peng’ shqetësimet globale

4

18:00 06/08/2022

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se Pekini po shkon drejt përdorimit të forcës

Pasi Pekini ndërpreu kontaktet me Uashingtonin si hakmarrje për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan këtë javë ka patur edhe një reagim nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Ai u shpreh se Pekini nuk mund të mbajë peng bisedimet për një sërë çështjesh me rëndësi globale.

“Ne nuk duhet të mbajmë peng bashkëpunimin për çështjet me interes global për shkak të dallimeve midis dy vendeve tona. Të tjerët me të drejtë presin që ne të vazhdojmë të punojmë për çështje që kanë rëndësi për jetën dhe jetesën e njerëzve të tyre, si dhe për tonat”.

Ai shtoi se bashkëpunimi për krizën klimatike me Kinën është jetik dhe se mbyllja e kontaktit për këtë çështje “nuk dënon Shtetet e Bashkuara, por ndëshkon botën”.

“Emituesi më i madh i karbonit në botë tani po refuzon të angazhohet në luftën kundër krizës klimatike”.

Në një konferencë shtypi në Manila me homologun e tij nga Filipinet, Blinken theksoi se veprimet e fundit të Kinës ndaj Tajvanit po e çojnë atë drejt  zgjidhjes së çështjeve përmes detyrimit dhe përdorimit të forcës.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne themi se ndryshimi në status quo, që ka mbizotëruar në lidhje me Tajvanin për më shumë se 40 vjet, vjen nga Pekini. Jo nga Shtetet e Bashkuara apo dikush tjetër. Kjo status quo është e bazuar në diçka që ishte e  kuptuar qartë për dekada, dhe kjo është se dallimet midis Tajvanit dhe  Kinës duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. Dhe ajo që kemi parë të bëjë Kinën gjatë viteve të fundit është largimi nga një zgjidhje paqësore e dallimeve për ta bërë këtë me dhunë dhe potencialisht, me forcë”.

Pelosi vizitoi Tajvanin të mërkurën, duke zemëruar Kinën që e pretendon atë si territor të sajin. Si rezultat Kina njoftoi me shpejtësi sanksionet kundër Pelosit dhe vendosi ndërprerjen e  dialogut me qeverinë amerikane.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleUP-ja arsyetohet për rangimin e ultë në platforma ndërkombëtare
Next articleInvestimet e reja infrastrukturore në Maqedoni, do të mbikqyren nga ekspertë të huaj