Home Sport Bayern Munich luan tenis – Tv Klan

Bayern Munich luan tenis – Tv Klan

6

10:42 06/08/2022

Kampionët i tregojnë “dhëmbët” rivalëve, Mane debuton me gol në Bundesligë

Bayern Munich e ka nisur me këmbën e mbarë mbrojtjen e titullit në Bundesligën gjermane. Gjiganti bavarez fitoi me shifrat tenistike, 6-1 në transfertën e Eintracht Frankfurt për të koleksionuar kështu fitore e parë në sezonin e ri të kampionatit.

Largimi i Robert Leëëandoëski tregoi edhe njëherë se bavarezët nuk janë dobësuar aspak, madje kanë shtuar më shumë cilësitë në repartin e avancuar, pasi ndaj Eintrakt shënuan thuajse të gjithë. Një sfidë e vulosur që në pjesën e parë, me Bayern që realizoi plot 5 herë me autor të ndryshëm.

Kimish, Pavard dhe Mane shënuan në gjysmë orëshin e parë të duelit. Sulmuesi senegalez, i ardhur nga Liverpool në këtë merkato vere shënoi edhe golin e parë në Bundesligë, duke kompletuar një debutim fantastik në elitën e futbollit gjerman. Musjala dhe Gnabri tundën rrjetën kundërshtare, duke vendosur në kasafortë tre pikëshin e parë për Bayern Munich.

Eintrakt u përpoq të reagojë dhe në fakt ia doli për të ngushtuar disi rezultatin, pas golit të 5-1 me autor Kolo Muani. Gjithsesi, Musjala nuk e kishte thënë fjalën e tij të fundit, teksa kompletoi setin e Bayern Munich me golin e dytë në këtë sfidë.

Një start fantastik ky për skuadrën bavareze që merr menjëherë kreun e Bundesligës. Ndërkaq, Eintracht Frankfurt ka nisur të mendojë për Superkupën e Europës ndaj Real Madrid.

Klan News

Të ngjashme




Huazuar nga

Previous articleKapitulli i 28-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit
Next articlePas deklaratës së Escobarit, Brnabiq: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu është i kotë