HomeLajmeLajme nga ShqiperiaAplikimet për programin e praktikës së punës

Aplikimet për programin e praktikës së punës

14:05 06/08/2022

Kasanai: Të hapura deri më 10 Gusht. Ofrohen më shumë mundësi për të rinjtë

Për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që kanë përfunduar minimalisht ciklin e studimeve “Bachelor” mund të bëhen pjesë e Programit të Praktikave të Punës. Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Kleina Kasanai shprehet se ky program u ofron shumë mundësi studentëve, si dhe njihen me tregun e punës.

Sipas Kasanait, thirrja e shtatë e Programit të Praktikave të Punës këtë vit vjen me risi. Thirrja për të rinjtë do të jetë deri më 10 Gusht, më pas nis faza e përzgjedhjes

Pas mbylljes së ciklit 3-mujor të Praktikës së Punës disa prej të rinjve mund të kenë edhe shansin të punësohen pranë subjektit përkatës, nëse ata kanë nevojë për staf të kualifikuar.

Klan News




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.