DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Aksident në Prishtinë, rrokulliset një veturë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte afër shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq sipas informacioneve fillestare, nuk ka të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Bajram Kelmendi’ me rrugën ‘Mustafë Hoxha’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete”.

“Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, deklaroi Ahmeti. /Telegrafi/




Huazuar nga

Most Popular

To Top