Home Lajme nga Shqiperia 831 raste të reja, 3 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët...

831 raste të reja, 3 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

11

16:35 06/08/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1975 testime, 831 qytetarë të infektuar, tre humbje jete dhe 795 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1975 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 831 qytetarë, në këto bashki:
313 në Tiranë, 40 në Durrës, nga 33 qytetarë në Vlorë, Berat, 28 në Lushnje, nga 27 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 22 qytetarë në Kavajë, Korçë, 19 në Devoll, 16 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kuçovë, Elbasan, 14 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, Prrenjas, nga 11 qytetarë në Bulqizë, Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Divjakë, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, 8 në Krujë, nga 7 qytetarë në Patos, Himarë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Dibër, nga 5 qytetarë në Delvinë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Poliçan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Mat, Klos, Belsh, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Roskovec, Finiq.

Janë 7,671 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një qytetar nga Shkodra 80 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë.




Huazuar nga

Previous articleÇmimi i bukës së thekrës arrin në 94 denarë, qytetarët e Shkupit ankohen për çmimet e larta për produktet e brumit
Next articleEkskluzive/ Marku prish marrëveshjen me Lokomotivën