Home Sport UEFA i beson teknologjisë gjysmë-automatike në duelin Real Madrid-Eintracht Frankfurt

UEFA i beson teknologjisë gjysmë-automatike në duelin Real Madrid-Eintracht Frankfurt

8

08:20 05/08/2022

Risia më e madhe e futbollit, teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje do të implementohet në finalen e Superkupës së UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt. Ky është lajmi i dhënë nga drejtuesit e lartë të organit qeverisës së futbollit europian, të cilët konfirmojnë se përballja mes kampionët të Champions League dhe Europa Leeague do të ndiqet me mjaft interes edhe për shkak të hedhjes në zbatim të teknologjisë inovative.

Sistemi i ri do të funksionojë falë kamerave të specializuara të afta të gjurmojnë 29 pika të ndryshme në trup për çdo lojtar. Gjithsej 188 teste janë kryer që nga viti 2020, me sistemin që tani është gati për tu instaluar në stadiumet e skuadrave të Ligës së Kampionëve. Teknologjia do të përfshihet në kompeticionet e UEFA-s duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Më saktë, ajo do të nis që të kontribuojë në fushën e lojës që në fazën e grupeve të Champions League.

Përballja mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt do të luhet në stadiumin Olimpik në Helsinki më 10 Gusht. Ndërkaq, teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje do jetë risia e madhe në Kupën e Botës të Katarit 2022, që do të luhet nga 21 Nëntori deri më 18 Dhjetor.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleTakimi i ambasadorit amerikan me Rakiqin, deklaratat e kreut të Listës serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe qëndrimi i partive opozitare
Next articleNë Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth 40 minuta