Home Lajme nga Shqiperia Tragjedia në Himarë dhe deklarata e Berishës, reagon ministri Çuçi: Jam përpjekur...

Tragjedia në Himarë dhe deklarata e Berishës, reagon ministri Çuçi: Jam përpjekur të flasë me veprime konkrete kundër fajtorëve

10

Më 2 gusht vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. Ajo u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

E për këtë tragjedi të enjten u mbajtën protesta në Shqipëri, në të cilën i pranishëm ishte edhe lideri i PD-së, Sali Berisha.

Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Madje sipas kreut të PD, Çuçi duhet ta kishte dhënë më parë dorëheqjen.

“Në qelinë e komisariatit të Kavajës u var njeriu që u mor brenda 2 orëve në komisariat se u akuzua për një derë. Ky tjetri firmos për të vjedh 420 milionë dhe nuk i ndodh asgjë, kurse atë e morën për ta akuzuar për një derë ku nuk u morr vesh se e mori apo nuk e mori. Doli i vdekur nga komisariati. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen, janë raste të tjera plot. Rasti i të ndjerit, i riu në Durrës që u mbyt sepse nuk kishte asnjë roje bregdetare. Mediat bëjnë të ditur se nuk ka asnjë roje bregdetare nga Velipoja në Ksamil”.

E lidhur me këtë sot ka reaguar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi.

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone.

I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike”, shkruan ai.

Ministri Çuçi më tej thekson se gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

“Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij”, shkruan ai.

Ndryshe, ish-efektivi Arjan Tase do të dalë sot para Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë.

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Tase u arrestuar 3 ditë më parë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje në breg të detit nga skafi i fuqishëm që drejtohej prej tij.

Një ditë më parë Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleTragjedia në Himarë, Arjan Tase del sot para Gjykatës së Vlorës – akuzohet për vrasje me dashje
Next articleSHBA shpall linë e majmunëve emergjencë publike