HomeLajmeLajme nga KosovaQytetarët në Prishtinë ankohen se nuk po mblidhen mbeturinat 

Qytetarët në Prishtinë ankohen se nuk po mblidhen mbeturinat 

Qytetarët në Prishtinë, gjegjësisht në lagjen “4 Llullat” kanë shkruar në adresë të Telegrafit se ka dhjetë ditë që nuk është bërë largimi i mbeturinave.

Probleme me largimin e mbeturinave janë raportuar disa herë në periudhën e fundit, derisa ditë më parë është shkarkuar edhe drejtori i kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë.

“Kompania e pastrimit në Prishtine nuk e kryen obligimin e vet, që 10 ditë nuk i kanë marr mbeturinat në rrugën ‘Avdurraman Shala’ te 4 Llullat”, shkruan një qytetare.

Raportimet për mos grumbullimin e mbeturinave janë raportuar edhe nga qytetarë tjerë në këtë lagje. /Telegrafi/




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.