DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Presidentja Osmani: Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar sot për punën e grave në kompaninë “Krusha”, duke thënë se Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera.

“Zonja Fahrie Hoti dhe kooperativa “Krusha” janë sinonim i ngadhnjimit dhe suksesit.

Dje bashkë me shefin e EULEX-it, ambasadorin Wigemark ishim në Krushë me ç’rast EULEX-i dhuroi një donacion për kooperativën Krusha dhe ne u zotuam për të vijuar mbështetjen.

Çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera.

Zonja Fahrie dhe gratë e kooperativës ‘Krusha’ janë konfirmimi më i mirë se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë konsistente, suksesi është gjithnjë i sigurt.

Mbështetja për to do të jetë e vazhdueshme, sepse suksesi i grave të Krushës është sukses i Kosovës!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/




Huazuar nga

Most Popular

To Top