Home Lajme nga Kosova Kufizimi i shpejtësisë lejohej deri 40 km/h ndërsa mitrovicasi drejtoi veturën mbi...

Kufizimi i shpejtësisë lejohej deri 40 km/h ndërsa mitrovicasi drejtoi veturën mbi 100 km/h, i shqiptohet gjoba prej 300 euro

9

Policia në Mitrovicë, ka shqiptuar dënim me gjobë për personin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 110 km/h .

Sipas një njoftimi të policisë, në orët e mesditës së sotme, Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën urbane  ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se ndaj kundërvajtësit  drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro  si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të  mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj.

Masat ndëshkimore  do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleKDI: MAPL të ndërmarr hapa në evitimin e problemeve me ueb faqet e komunave
Next articleVrau me gomone 7-vjeçaren, Arjan Tase pranon krimin: Ngushëllime familjarëve, falje policisë