HomeLajmeLajme nga BotaErdogani forcon bashkëpunimin me Putinin

Erdogani forcon bashkëpunimin me Putinin

Dy udhëheqësit diskutuan çështjet politike, ekonomike dhe tregtare

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Erdogan u takuan të premten për herë të dytë në pak më shumë se dy javë, pasi Turqia ndihmoi për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, të bllokuara për shkak të sulmit të Rusisë.

Sipas marrëveshjes, Turqia do të administrojë një qendër të përbashkët ku përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara do të punojnë për të siguruar kalimin e sigurt të eksporteve të drithit në tregjet botërore.

Turqia varet shumë nga Rusia dhe Ukraina për grurin. Për vitin 2021 Turqia siguroi 56% të importeve të grurit nga Rusia ose 2.24 miliardë dollarë, ndërsa importet nga Ukraina arritën në 861 milionë Dollarë.

I ulur përballë Putinit përpara bisedimeve të tyre në qytetin e Soçit në Detin e Zi, Erdogan tha se takimet e mëparshme midis delegacioneve turke dhe ruse mbi çështjet politike, ekonomike dhe tregtare kishin qenë të frytshme.

Ata kanë diskutuar për tema të ndryshme, duke përfshirë politikën, tregtinë dhe ekonominë. Besoj se do të hapet një faqe e re për marrëdhëniet Turqi-Rusi pasi ne tani i finalizojmë këto diskutime.”

Erdogan-i nuk e përmendi Ukrainën, por tha se beson se bisedimet e tyre mbi Sirinë “do të sjellin lehtësim të mëtejshëm në rajon”.

Erdogan ka kërcënuar se do të urdhërojë operacione të reja ushtarake në Siri për të krijuar një zonë sigurie prej rreth 30 km.

Mbështetësit e Presidentit Erdogan thonë se marrëveshja, e cila mund të frenojë çmimet e larta të ushqimeve në nivel global, thekson rëndësinë e kontakteve diplomatike të Turqisë anëtare të NATO-s, me të dyja palët.

Edhe pse Turqia e ka kritikuar sulmin e Moskës dhe ka mbështetur me armë Ukrainën, ndryshe nga aleatët perëndimorë nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Ky ekuilibër i kujdesshëm pasqyron kompleksitetin e lidhjeve të saj me Rusinë, duke filluar nga bashkëpunimi i ngushtë në furnizimin me energji, e deri tek konkurrenca ushtarake në Siri, Libi dhe Azerbajxhan.

Klan News

The post Erdogani forcon bashkëpunimin me Putinin appeared first on Tv Klan.


Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.