DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Shqiperia

Babai i adoleshentes që u vra në Greqi: Në moshën 11-vjeçare ime bijë është përdhunuar nga dy shqiptarë dhe një i moshuar

Babai i një adoleshenteje 17-vjeçare në Greqi, e cila u vra nga një palestinez një javë më parë ka thënë një ditë pas varrimit të së bijës së e ndjera në të kaluarën është përdhunuar nga një grup kriminelësh shqiptarë, me në krye një 82-vjeçar.

Mësohet se përdhunimi i adoleshentes ka ndodhur në moshën 11-vjeçare dhe se në atë kohë familja e adoleshentes ka denoncuar rastin në polici.

Grupi kriminal përbëhej nga 3 burra, 2 prej tyre me origjinë shqiptar.

Njëri shqiptar vuan dënimin në burg sot e kësaj dite, ndërsa tjetri ka arritur të arratiset në Gjermani duke i shpëtuar kështu prangave të policisë.

Ndërkohë 82-vjeçari që drejtonte 2 shqiptarët ka ndërruar jetë para se drejtësia greke të vendoste masën e dënimit për të.

Për sa i përket vrasësit të 17-vjeçares, mediet greke raportojnë se policia është vënë në kërkim të tij, dhe se deri më tanë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e autorit 22-vjeçar./abcnews.al/




Huazuar nga

Most Popular

To Top