Home Lajme nga Kosova Tahiri: Ligji i zyrtarëve publikë duhet të vijë në Kuvend më së...

Tahiri: Ligji i zyrtarëve publikë duhet të vijë në Kuvend më së largu në shtator

10

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria që të sjell në Kuvend, Projektligjin për zyrtarët publikë, më së largu në mes të muajit shtator.

Në interpelancën e sotme në Kuvend, me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Tahiri tha se vetëm përmes miratimit të këtij projektligji dhe atij për paga, përmbushet reforma në administratën shtetërore.

Sipas tij, pa këtë ligj është krijuar një vakum ligjor për rregullimin e pagës në shumë agjenci dhe institucione shtetërore.

“Mos ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publik, ashtu siç e ka kërkuar Gjykata Kushtetuese me aktgjykim, ka krijuar këtë që po e them unë dualizmin serioz, pasi organet e pavarura kushtetuese e zbatojnë Ligjin e vjetër për shërbim civil, disa kanë nxjerr rregullore të veçanta në institucionin ku punojnë, duke rirregulluar mbi bazën e ligjit të vjetër, funksionimin e institucionit dhe kanë ndërtuar edhe marrëdhënie pune. Në këto rregullore shkelen të drejtat e kandidatëve për punësim dhe vet të punësuarave ku mungon qartësia”.

“Qeveria ka tejkaluar tri herë afatin kohor për Ligjin e pagave. Rekomandimi ynë është shumë i thjesht dhe praktik. Ky ligj duhet të vjen më së largu deri në mes të shtatorit për miratim në mënyrë që të krijon bazën ligjore të ligjit të pagave, që pastaj ndërlidhet në mënyrë strukturore dhe formale. Me këtë përmbushet reforma në administratë shtetërore dhe detyrimi që e kemi për ligjin për paga”, tha ai.

Interpelanca me ministrin Sveçla po vazhdon në Kuvend, ku grupet parlamentare po paraqesin qëndrimin e tyre./kp/




Huazuar nga

Previous articleNdërron jetë gruaja që u godit në vizëbardha nga vetura në Kumanovë
Next articleRikthehen në normalitet të plotë shërbimet në e-Albania