Home Shendeti Një orë pas vdekjes, organet e derrit ringjallen pjesërisht

Një orë pas vdekjes, organet e derrit ringjallen pjesërisht

11

11:23 04/08/2022

Organet e derrit janë ringjallur pjesërisht një orë pasi kafsha është therur, flasin shkencëtarët amerikanë, një risi potenciale për të shndërruar mjekësinë.

Teknika mund të rrisë numrin e organeve të disponueshme për transplant dhe t’i japë mjekëve më shumë kohë për të shpëtuar një jetë nëse kjo aplikohet te njerëzit.

Studimi sfidon edhe hipotezat se çfarë ndodh në momentet midis jetës e vdekjes. Ekspertët shprehen se gjetjet janë “të mrekullueshme” dhe “domethënëse”.

Kur zemra ndalon së rrahuri, trupi mbetet pa oksigjen dhe lëndët ushqyese që i nevojiten për të mbijetuar. Organet ënjten, enët e gjakut nuk funksionojnë dhe qelizat që janë blloqet ndërtuese të organeve tona, nisin të vdesin.

Kjo vdekje qelizore mendohej të ishte e shpejtë dhe e përhershme, por shkencëtarët e Universitetit Jeil kanë zhbërë një pjesë të dëmit në kafshët e ngordhura një orë më parë. “Ne mund të rikthejmë disa funksione qelizore në disa organe jetike, që duhet të kishin vdekur. Këto qeliza kanë jetuar disa orë pas të cilave nuk duhet të kishin qenë më”, shpjegon një prej profesorëve.

100 derra morënpjesë në eksperiment, të cilën u vendosën në anestezi  dhe më pas iu ndal zemra. Pas një ore, iu injektua një përzierje riparuese që i furnizoi për 6 orë. Më pas, shkencëtarët morën zemrën, mëlëinë dhe veshkat dhe treguan se ishin pjesërisht funksionale.

Zemra vazhdonte të kishte aktivitet elektrik dhe disa qeliza muskulore të saj vazhdonin të tkurreshin. Por sigurisht, organet nuk funksiononin me ritmin dhe eficencën si përpara vdekjes./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleMospajtime mes AAK-së e LVV-së për çështjen e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri
Next articleKurti i përgjigjet opozitës: Mos aktroni nxitimin kur reciprocitetin keni mundur ta bëni para 11 vjetësh