Home Lajme nga Shqiperia Më pak nxënës e studentë në Shqipëri, INSTAT: Po shkojnë jashtë

Më pak nxënës e studentë në Shqipëri, INSTAT: Po shkojnë jashtë

6

Raporti i nxënësve për 1000 banorë ka pësuar rënie këtë vit shkollor në krahasim me vitet e shkuara.

Sipas institutit të statistikave përgjatë 2022 ka pasur 136 nxënës dhe 44 studentë për 1000 banorë, ndërsa 5 vite më parë ky raport rezultonte të ishte 153 nxënës dhe 46 studentë për 1000 banorë.

Rënia më e madhe ndihet në arsimin parauniversitar, e arsyeja kryesore sipas INSTAT është se të rinjtë preferojnë të studiojnë jashtë vendit, por që ndikon gjithashtu edhe plakja e popullsisë.

Shkaktar tjetër i uljes së regjistrimeve në institucionet arsimore është edhe pandemia, e cila ka ndikuar në rënien e numrit të diplomuesve.

Nga ana tjetër,  të dhënat tregojnë se gratë janë më të arsimuara se burrat. Sipas Anketës së Forcave të Punës të vitit 2020, me arsim të detyruar (arsimi 8/9 vjeçar) janë 54,0 % e grave dhe 43,8 % e burrave, ndërsa me arsim të lartë janë 18,9 % e grave dhe 16,6 % e burrave për popullsinë mbi 25 vjeç.

Por shifrat përmbysen për popullsinë mbi 65 vjec, ku vetëm 6,1 % e grave në këtë grupmoshë kanë arsim të lartë, kundrejt 14,4 % e burrave.

Nga ana tjetër diferencat gjinore vihen re edhe për arsimin fillor, ku rezulton se 75,4 % e popullsisë së grave mbi 65 vjeç është me arsim bazë, kundrejt 55,7 % e burrave./Top Channel/




Huazuar nga

Previous article3 viktima nga Covid në 24 orë
Next articleOsmani: Parlamenti serb zgjodhi nënkryetar komandantin që masakroi mijëra kosovarë