Home Lajme nga Bota Makinën e ‘përpin’ gropa

Makinën e ‘përpin’ gropa

6

Shirat e fuqishme në Japoni kanë shkaktuar përmbytje. Si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm në një fshat është krijuar një gropë në mes të rrugës dhe brenda saj ka rënë një makinë.

Sipas mediave, të paktën tre persona kanë humbur dhe mijëra të tjerë janë urdhëruar të evakuohen si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë nxjerrë nga shtrati lumenjtë.

Gjatë 24 orëve vetëm në një pjesë të Niigata-s ka rënë më shumë se 500 mm shi. Në Niigata, Ishikawa dhe Yamagata janë urdhëruar të evakuohen 500 mijë persona.

Ndërkohë në Tokyo, mbi 1900 shtëpi qëndrojnë pa elektricitet si pasojë e motit. Deri më tani nuk raportohet për asnjë viktimë.

Duhet kujtuar se në vitin 2018, në Japoni më shumë se 80 persona humbën jetën ndërsa 2 milionë të tjerë u evakuuan si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dherave./tvklan.al

The post Makinën e ‘përpin’ gropa appeared first on Tv Klan.


Huazuar nga

Previous articleArrestohen dy të dyshuar, mashtruan bashkatdhetarët me bileta fiktive
Next articleBlakaj: Deliq ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Millosheviqit