Home Lajme nga Kosova Ambasadori Hovenier shkon në zyrë te Goran Rakiq

Ambasadori Hovenier shkon në zyrë te Goran Rakiq

13

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar sot në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë ministri e drejton Goran Rakiq, i cili është edhe kryetar i Listës Serbe.

Vizita vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku për dy ditë pati tensione nga serbët lokalë në këtë pjesë.

Nëntë barrikada u vendosën nga banorët atje si shenj pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

Ndërkohë, te barrikadat është parë edhe vetë Rakiq.

Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, ai ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.

Me kërkesë të SBA-së, Kosova ka shtyrë implementimin e vendimeve për reciprocitet deri më 1 shtator.

Kujtojmë se, ambasadori amerikan dje ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleMuaremi, Ruskovskës: Prokurore, besimi në publik nuk është në favorin tuaj
Next articleZjarrfikësit në Kumanovë dhe Likovë kanë ndërhyrë në katër zjarre