Home Lajme nga Shqiperia U vra me skaf në Himarë, 7 vjeçarja përcillet për në banesën...

U vra me skaf në Himarë, 7 vjeçarja përcillet për në banesën e fundit

11

Është përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u vra dje nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase, në plazhin e Potamit në Himarë.

Familja hapi dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë ku qindra njerëz shkuan për të dhënë ngushëllimet e tyre.

Një autoambulancë ka mbërritur pranë familjarëve në rast emergjence për shkak të situatës së rëndë.

Sjellim në vëmendje se më herët, AMP ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë kur komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu.

Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.

Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg. /abcnews.al/Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleS’ka kuorum për votimin e raportit të punës të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Next articleEksperti gjerman Clewing thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO