Home Sport Transferimet më të shtrenjta të verës

Transferimet më të shtrenjta të verës

7

20:25 03/08/2022

Tchouameni është i pari me 80 milionë Euro

Aurelien Tchouameni është transferimi më i kushtueshëm i meraktos së verës deri më tani. Për 22-vjeçarin Real Madrid shpenzoi 80 milionë euro për ta marrë nga Monaco.

Madrilenët i lidhën një kontratë deri në 2028, duke besuar tek mesfushori në një projekt afatgjatë. Pas tij është portugezi Darëin Nunez, i cili shkoi te Liverpool për 75 milionë euro. I treti më i shtrenjtë  në këtë merkato është Matthijs de Ligt.

Bayern Munchen i pagoi Juventus 67 milionë euro për ta marrë. Erling Haaland, i cili është i katërti në këtë renditje i kushtoi Manchester City 60 milionë euro.

Pas tij është braziliani Richarlison, i cili u largua nga Everton për te Tottenham për 58 milionë euro. Klubet europianë po shpenzojnë sërish shuma të larta për tu forcuar.  

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleFisnik Panxha, ideatori i Festivalit të Gastronomisë, varroset nesër
Next articlePër të mos e dënuar me 500 euro gjobë, shkupjanit policët i morën 2000 denarë ryshfet