Home Lajme nga Shqiperia Qytetarët në Shëngjin homazh për vdekjen e Jonadës

Qytetarët në Shëngjin homazh për vdekjen e Jonadës

9

21:29 03/08/2022

Dom Gjergj Meta: 7-vjeçarja humbi jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve

Dhjetëra qytetarë të Lezhës, Laçit dhe Rrëshenit janë bashkuar për një marshim homazh në Shëngjin, në përkujtim të vogëlushes Jonada Avdia. Nisja e qytetarëve u be oborri i Kishës së Shëngjinit dhe u përkrah nga anëtarëve të Dioqezës së Lezhës dhe Rrëshenit.  

Në breg të detit u ndezën qirinj dhe është thënë një lutje nga të pranishmit për vogëlushen. Dom Gjergj Meta ishte i pari që bëri thirrjen për këtë homazh ndërsa tha se vogëlushja humbi jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve.

Ishte Lejla, një vajzë 6 vjeçe, në moshën e Jonadës së vogël që ka hedhur e para lulet në det dhe më pas të gjithë qytetarët pas saj, duke ndezur edhe qirinjtë.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleKirurgu Salih Krasniqi: Në kohën e luftës pacientët shqiptarë janë rrahur në spitale
Next articleMaqedonia do të ketë masa të reja anti-krizë, prej të cilave do të përfitojnë qytetarët me të ardhura më të ulta