Home Lajme nga Kosova Policia në Mitrovicë gjobitë tetë lokale për zhurmë

Policia në Mitrovicë gjobitë tetë lokale për zhurmë

8

Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar gjoba ndaj tetë lokaleve të gastronomisë për shkak të zhurmës.

Në njoftim thuhet se gjatë ditëve të fundit banorët e këtij qyteti janë ballafaquar me problemin e zhurmës, pasi që lokale të ndryshme të gastronomisë kanë shkaktuar zhurmë të bezdisshme (muzikë me ton te lartë).

“Policia ka marrë masa të menjëhershme dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar gjoba ndaj tetë pronarëve apo personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjobat janë shqiptuar në bazë të autorizimeve dhe kompetencave policore dhe duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike”.

Tutje, thuhet se masa të tilla do të vazhdojnë të merren edhe në ditët në vijim në mënyrë që të parandalohet bezdisja nga zhurma dhe shqetësimi i qytetarëve si dhe do shqiptohen gjoba ndaj të gjithë personave e subjekteve juridike pa përjashtim. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleShtatë shqiptarë u gjetën duke punuar në të ‘zezën’, mbyllet restoranti në Gjermani pasi s’pati tjerë punëtorë
Next articleButrinti, destinacion i mijëra turistëve vendas e të huaj