DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Ofron dorëheqjen drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës

Dy drejtorë brenda 24 orëve largohen nga ekzekutivi në Komunën  e Podujevës. Komuna mohon se ka largime tjera.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Podujevës përmes një njoftimi në Facebook.

“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”.

Megjithatë Veliu është drejtori i dytë në Komunën e Podujevës që largohet nga detyra brenda 24 orëve.

Të martën drejtori i Inspeksionit në këtë komunë kishte njoftuar se është shkarkuar nga kryetari Bulliqi./Telegrafi/




Huazuar nga

Most Popular

To Top