Home Lajme nga Shqiperia Mali i Zi, leksion Shqipërisë për sigurinë në plazhe

Mali i Zi, leksion Shqipërisë për sigurinë në plazhe

9

https://www.youtube.com/watch?v=w4BBgTbYOJI

15:48 03/08/2022

Masa të rrepta për lëvizjen e mjeteve të ujit

Vetëm pak kilometra larg vijës bregdetare shqiptare, plazhet në Malin e Zi ofrojnë një tjetër realitet për sigurinë e pushuesve. Perimetri që ndan zonën e notimit nga ajo e mjeteve lundruese është e vijëzuar qartë përmes bovave.

Pushuesit mund të notojnë qetësisht, teksa mjetet lundruese ndalohen rreptësisht t’i afrohen bregut. Përjashtim bëjnë gomonet e vogla që sjellin turistë, të cilat në çdo rast duhet të fikin motorrin sapo i afrohen perimetrit, dhe më tej të vozisin me lopata, siç dallohet edhe në këto pamje.

Çdo mjet tjeter qëndron i ankoruar jashtë këtij perimetri.

Jet-skite dhe mjetet e tjera motorike mund të lundrojnë vetëm larg zonës së pushuesve, me hyrje – dalje ne korridore te percaktuara. Jane plazhe vetem pak kilometër larg brigjeve tona, por që kanë shumë për të na treguar se si duhen menaxhuar ato, për të ofruar një turizëm të sigurtë e për të mos patur më tragjedi në det, si ajo e Potamit.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleAnija e parë me grurë lundron në Liban
Next articleBerisha e quan mashtrues Abazoviqin pasi nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe