HomeLajmeLajme nga MaqedoniaLSDM: Ilindeni është forca jonë për të ndërtuar vend me të ardhme evropiane

LSDM: Ilindeni është forca jonë për të ndërtuar vend me të ardhme evropiane

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se shënimi i djeshëm i Ditës së Ilindenit u shënua me meshë, krenare dhe dinjitoze.

“Ne lavdërojmë idealet e ilindenasve, revolucionarëve, asnomianëve, qëndrojmë pas kuptimit të luftës së përbashkët për një shtet të qëndrueshëm, të lirë, të pavarur dhe të begatë. Ilindeni është themeli i shtetësisë maqedonase, monument i së kaluarës së lavdishme dhe fener për të ardhmen”.

“Ilindeni është forca jonë për të ardhmen evropiane, për të ndërtuar një shtet të përbashkët për të gjithë qytetarët, një shtet të integruar në Bashkimin Evropian, si synim kryesor strategjik”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, në shënimin e djeshëm të kësaj feste, janë lëshuar edhe këngë shqipe.




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.