Home Lajme nga Kosova Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore pa përfshirjen e opozitës,...

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore pa përfshirjen e opozitës, Haxhiu e mirëpret

8

Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e mbajtur sot ka themeluar grupin punues për Projektligjin për Byronë e Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Grupi ka në përbërje: Adnan Rrustemin, Artan Abrashin, Doarsa Kican, Hydajet Hysenin, Erxhan Galushin.

Opozita nuk u përfshi në grup, pasi kërkoi që Projektligji t’i kthehej Qeverisë për rishkrim.

Formimin e këtij grupi e ka mirëpritur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një, me ç’rast Ministria e Drejtësisë do të jetë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të Projektligjit dhe adresimit të këtyre rekomandimeve.

“E mirëpres vendimin e Komisionit për Legjislacion për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një, me ç’rast Ministria e Drejtësisë do të jetë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të Projektligjit dhe adresimit të këtyre rekomandimeve po ashtu i ftoj të gjithë akterët, që të japin kontributin e tyre në mënyrë që Kosova të jetë shembull se si funksionon një mekanizëm i konfiskimit civil dhe se si pasuria që nuk mund të justifikohet, i kthehet shtetit”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articlePendarovski: Padrejtësitë historike ndaj romëve janë ende të gjalla
Next article​Dogana e Kosovës kërkon nga mërgimtarët që ta raportojnë korrupsionin