DibraNet.com – Qendra e Informimit Dibran

Lajme nga Kosova

Bizneset me mbi 7 milionë euro borxhe në Ujësjellësin e Prishtinës

Mbi 7 milionë euro është borxhi total i bizneseve në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se do të vazhdojnë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim.

“Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro”, thuhet në komunikatën për media.

“Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU ‘Prishtina’, evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”. /Telegrafi/




Huazuar nga

Most Popular

To Top