HomeLajmeLajme nga KosovaBerisha e quan mashtrues Abazoviqin pasi nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Berisha e quan mashtrues Abazoviqin pasi nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar pasi Qeveria e Malit të Zi ka nënshkruar marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.

Berisha, e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke thënë se ka ardhur në pushtet sikur Kurti në Kosovë, përmes parullave antikorrupsion e qeverisje të mirë.

“I maskuar nën petkun e orientimit qytetar, e ndërton URË me Kishen Ortodokse Serbe, që pa hyrë në detaje tjera, nuk e njehë Malin e Zi si shtet, nuk e njehë  kombin malazez ashtu siç nuk e njehë as shtetin e Kosovës”.

“Ky mashtrues ashtu sikurse edhe prototipi i tij Kurti në Kosovë që përmes parullave antikorrupsion e qeverisje të mirë e marifeteve të tjera erdhën në pushtet, në fakt është bërë kryeministri i parë i Malit të Zi që e godet në traditë shtetin që përkrahu shqiptarët gjatë luftës në vitet ‘98-99 dhe që, në rrethana të ndërlikuara, njohu Kosovën si shtet të pavarur”, deklaroi Berisha.

Tutje, ai e ka përkrahur iniciativën e presidentin Milo Gjukanoviq për rrëzimin e Abazoviqit.

“E përkrahë plotësisht iniciativën e presidentit Gjukanoviq për rrëzimin e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviq nga pozita e kryeministrit i cili qartazi shfrytëzoi pozitën për realizimin e interesave serbomëdha duke e goditur me thikë pas shpine shtetin e vet”.

“Për fat të keq në këta shekuj kemi pasur me bollëk kryevezira të këtij lloji”, shkroi Berisha në Facebook.




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.