Home Shendeti Zbulohet ilaçi i ri që riparon dëmet nga hishemia

Zbulohet ilaçi i ri që riparon dëmet nga hishemia

11

09:29 02/08/2022

Mjekimi ka dhënë rezultat edhe kur trajtimi ka nisur 7 ditë pas iktusit

Një medikament i ri ka arritur të riparojë dëmet e shkaktuara nga iktusi. Ilaçi i quajtur NVG-291-R është testuar tek kafshët dhe ka rezultuar me sukses, e tashmë do të nisë eksperimentimi edhe mbi njeriun.

Sipas kërkuesve shkencorë, ky medikament është në gjendje të riparojë dëmet nga iktusi nepërmjet dy mekanizmave. Nga njëra anë krijon lidhje të reja mes neuroneve ndërsa në anën tjetër stimulon migrimin e neuroneve të reja nga qelizat staminale, pikërisht në vendin që ka ndodhur dëmtimi. Gjithashtu ky mjekim ka rezultuar i suksesshëm edhe kur trajtimi ka nisur 7 ditë pas iktusit, pra me shumë vonesë, ndërkohë që shumica e terapive të përdorura deri më sot duhet të injektohen brenda pak orëve.

Studimi do të vijojë, ndërkohë që mjekët shpjegojnë se do të vlerësohet efekti edhe në rastet e dëmtimeve në shtyllën kurrizore, apo në sëmundjen e Alzheimer e sklerozës së shumëfishtë.

Studimi është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare Cell Reports nga një grup kërkuesish të dy universiteteve amerikane të Cincinnati dhe Western Reserve.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleKovaçevski: Të festojmë Ilindenin në harmoni dhe unitet
Next articleSi kanalet ruse dhe ato serbe në platformën Telegram përhapën dezinformata dhe propagandë për Kosovën?