HomeLajmeLajme nga ShqiperiaTragjedia në Himarë, Rama: S’ka fjalë ngushëlluese, fajtori të marrë ndëshkim ekstrem

Tragjedia në Himarë, Rama: S’ka fjalë ngushëlluese, fajtori të marrë ndëshkim ekstrem

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reguar në lidhje me përplasjen për vdekje të të miturës në Himarë nga një mjet lundrues në breg të detit.

Përmes një postimi në Twitter Rama ka i shprehur ngushëllimet familjarëve ndërsa ka kërkuar ndëshkimin ekstrem për autorin e ngjarjes së rëndë.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”

Më tej Rama ka bërë edhe një koment ku shprehet se politika po përdor ngjarjet e rënda për të ushqyer sipas tij, luftën e paudhë.

“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!”




Huazuar nga

No comments

Sorry, the comment form is closed at this time.