Home Lajme nga Maqedonia Sela: Të rinjtë largohen nga Maqedonia e Veriut për shkak se ju...

Sela: Të rinjtë largohen nga Maqedonia e Veriut për shkak se ju jepen “kontratat të përkohshme”

6

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në Tetovë tha se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut po largohen pasi, siç tha ai, vazhdimisht po iu jepen “kontratat të përkohshme”.

Sela theksoi se Kushtetuta e RMV-së është simbolikë dhe mendësi kontrate që iu jepet shqiptarëve në RMV.

“Unë i shoh dy tabore, në njërin nga taborët është tabori i mendësisë së kontratave, është zabori i një mëndesie i ngulitur në politikbërjen shqiptare që nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut, në vitet e 90-ta, por edhe më herët”, theksoi mes tjerash Sela.

“E kam fjalën për ata kontrata të përkohshme. Fjalia e parë e implementuar në Kushtetutën mbas 2001-shit, kishte logjikën e një kontrate të përkohshme që iu jepej shqiptarëve, në mënyrë që vetëm jetojnë dhe një ditë marrin rrugëtimin për atje ku i shohim për ditë, tek ikin në Perëndim. Ishte Aleanca për Shqiptarët aso kohe, vetëm me tre deputetë që e ndryshuam këtë kontratë dhe ju dhamë përjetësim Shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut.

Është mendësi kontrate e përkohshme kur shqiptarëve edhe gjuhës së shqiptarëve këtu në Maqedoni iu thuhet gjuha që e flasin mbi 20 për qind e popullatës, e me idenë që një ditë të jenë poshtë 20% dhe pastaj ta humbin edhe ltët të drejtë.”, tha mes tjerash Sela.




Huazuar nga

Previous articleLajme Tv Klan 2 Gusht 2022, ora 15:30
Next articleArben Kingji dekretohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, kush është kuksiani që ka shërbyer në Irak e Afganistan